Qeveria britanike sot vlerësoi se Izraeli duhet të sigurohet se aktivitetet ushtarake izraelite kundër Hamasit janë “proporcionale” dhe shprehu shqetësim të thellë në lidhje me prishjen e zyrave të medias dhe objektivave të tjerë civilë në Rripin e Gazës.
Zëdhënësi i kryeministrit britanik Boris Xhonson, Maks Blejn tha se Britania e Madhe është “në kontakt me kolegët nga SHBA-ja dhe KB-ja dhe urgjentisht kërkon më shumë informacione nga qeveria izraelite për sulmin të shtunën kur u shkatërrua ndërtesa disa katëshe ku ishin të vendosura zyrat e Asoshieted pres dhe media tjera të huaja.
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar për raportin e KB-së se 23 shkolla dhe 500 shtëpi, si dhe institucionet mjekësore dhe zyrat e medias, janë shkatërruar ose dëmtuar në Gaza. Izraeli duhet të bëjë çdo përpjekje për të shmangur viktima civile dhe aktiviteti ushtarak duhet të jetë proporcional”, tha Blejn.
Ai gjithashtu e shprehu shqetësimin e Britanisë se Hamasi përdor zona civile për sulme.
Izraeli pretendon se ndërtesa ku gjendeshin zyrat e mediave të huaja u përdor edhe nga Hamasi, por nuk dha prova.
Ministri egjiptian i Punëve të Jashme, Sameh Shukri, ndërkohë, paralajmëroi për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit midis Izraelit dhe Palestinezëve, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të vendosnin armëpushim.
Sameh tha se Egjipti bashkëpunon me partnerë ndërkombëtarë për ta arritur këtë dhe për të filluar negociata politike që të arrihet “zgjidhje e përhershme, gjithëpërfshirëse dhe e drejtë e çështjes palestineze”.
Ai shfaqi shpresë se administrata amerikane do të bashkohet në përpjekjet e tilla për ta rifilluar procesin politik në mënyrë që të shmangen luftërat dhe shkatërrimet në rajon.
Ministri egjiptian i Punëve të Jashtme i bëri thirrje qeverisë së Izraelit t’i zvogëlojë tensionet në Jerusalem dhe t’i ndalojë përpjekjet e shpërngulësve ekstremiste hebreje për ta ndryshuar natyrën e qytetit.
Autoritetet gjermane sot e dënuan sulmin me raketa të Hamasit ndaj Izraelit dhe i bënë thirrje organizatës ekstremiste që të ndalojë menjëherë sulmet e tilla.
“Ky është një terror që synon të vrasë aksidentalisht njerëz. Qeveria gjermane qëndron pranë Izraelit dhe të drejtës së tij për ta mbrojtur popullin e saj dhe për ta mbrojtur veten, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Shtefan Zajbert.
Ai vlerësoi se Hamasi i mbanë peng banorët e Gazës duke qëlluar me raketa nga zonat e populluara dendur.
Duke u përgjigjur në pyetjen për rrëzimin e ndërtesës në Gaza nga sulmet izraelite gjatë fundjavës, zëdhënësi tha se është e rëndësishme gazetarët të raportojnë nga zonat e luftës, por ai përsëriti se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrojtjes.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...