Google ADS

Kokainë nëpër pyje, shkatërrohen tri mega-fabrika në Bolivi

19:16 | 17 Maj 2021
A. B.

Autoritetet boliviane kanë bërë të ditur se sot i kanë dhënë një goditje të fuqishme prodhuesve të lëndëve narkotike, duke zbuluar dhe shkatërruar tri mega-fabrika që brenda 24 orëve prodhonin 900 kilogramë drogë.

Policia ka gjetur fabrikat e improvizuara të mbuluara me tenda dhe të fshehura nëpër pyje dhe parqet nacionale në lindje të provincës Beni, Kochabamba dhe Santa Crus, ka bërë të ditur ministria boliviane e Punëve të Brendshme, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info

Jamie Mamani, zëvendësministër për Mbrojtje Sociale dhe Kontrollimin e Substancave, ka bërë të ditur se lufta kundër drogës po vazhdon dhe se janë sekuestruar 7.4 tonë kokainë gjatë katër muajve të kaluar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme