Izraeli ka bërë me dije se sulmet e tij ajrore kanë vrarë një komandant të lartë të militantëve palestinezë në Gaza.
Hasem Abu Harbid, komandant i grupit militant Xhihadi Islamik në veri të Rripit të Gazës, është vrarë të hënën, ka njoftuar ushtra izraelite.
Ushtria ka theksuar se ka kryer edhe disa sulme të tjera të rënda në Gaza, duke shkatërruar 15 kilometra tunele, që përdoreshin nga militantët e Hamasit, si dhe shtëpitë e nëntë komandantëve të dyshuar të Hamasit.
Militantët palestinezë, ndërkohë, i kanë vazhduar sulmet me raketa kundër disa qyteteve izraelite.
Dhuna ndërmjet ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë është përshkallëzuar qysh më 10 maj.
Që atëherë, mbi 200 palestinezë janë vrarë nga sulmet e Izraelit në Gaza, kanë thënë autoritetet në enklavën që kontrollohet nga Hamasi.
Në deklaratën e lëshuar të hënën nga Ministria e Shëndetësisë atje është thënë se 59 fëmijë dhe 35 gra janë në mesin e të vrarëve.
Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë mbi 130 militantë në Gaza.
Dhjetë njerëz, përfshirë dy fëmijë dhe një ushtar, janë vrarë po ashtu në Izrael, si rezultat i raketave të hedhura nga militantët në Gaza, thanë zyrtarët izraelitë.
Luftimet, më të këqijat në Gaza dhe Izrael qysh në vitin 2014, vijnë pas disa javë tensionesh, të shkaktuara nga konfrontimet midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor.
Ky lokacion është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë.
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...