Xavi Hernandez momentalisht arriti në Barcelonë sot në mesditë nga Katari për t’i kaluar pushimet.
Sport raporton se ai do t’i shfrytëzojë ditët e pushimit edhe për t’i vazhduar negociatat me Barcelonën.
Barcelona po e shqyrton mundësinë e ndryshimit të trajnerit, pasi Koeman e ka humbur besimin e bordit, ndërsa ndeshjet e fundit të katalonasve ishin dështim.
Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez e ka nënshkruar kontratën e re me ekipin Al Sadd deri në vitin 2023, por kjo nuk do të thotë që ai nuk mund të marrë drejtimin e klubit katalonas. /Gazeta Express/
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...
Kina, Meksika, Kanadaja reagojnë ndaj kërcënimeve të Trumpit...