Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, kërkoi që në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të shmangen komplikimet.
“Vjosa Osmani erdhi në këtë takim me një agjendë vërtetë ambicioze dhe insistonte në disa prej pasojave. Dialogu po vazhdon dhe ju mbetet dy presidentëve, dhe shpresoj se procesi do të shmangë komplikimet për të mirën e rajonit”, është shprehur Pahor në një konferencë për medie.
Këto komente ai i ka bërë në një konferencë për medie pas takimit me presidentët e vendeve të procesit të Brdo-Brijunit.
Sipas Pahor, Bashkimi Evropian duhet ta shohë këtë rajon si unik.
“Dhe është hera e parë që i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që ta shohin rajonin si të tërë. Dhe e dyta, kemi theksuar faktin se Brukseli e sheh dhe duhet ta shoh rajonin në mënyrë gjeopolitike. Është pjesë që e rrethon Bashkimin Evropian. Dhe e treta, është proces reciprok, në njërën anë Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë procedurat e zgjerimit dhe vendet duhet të përshpejtojnë reformat e brendshme. Takimi i sotëm paraqet hapje të një kapitulli të vendeve të këtij rajoni”, është shprehur Pahor.
Presidenti kroat, Zoran Milanović, po ashtu përmendi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me dakordimet e vendeve në fund të takimit.
“Agjenda e presidentes Vjosa Osmani ishte mjaftë ambicioze dhe serbët ishin kundër kësaj, por mund të shoh se marrëveshjet e arritura në dokument janë të pranueshme sepse po mundohemi t’i ndihmojmë vendeve që janë në procedura të integrimit që nuk ishin 15 apo 20 vjet përpara. Nuk është mentorim, mësim”, është shprehur Milanović.
Sipas tij, takimi i radhës do të mbahet në Beograd ose Prishtinë, në njërën nga këto kryeqytete./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...