Në vitin 2012 Pep Guardiola u transferua në Nju Jork për një vit pushim. Pas vetëm 4 sezonesh si trajner dhe 14 trofeve të fituara me Barcelonën, katalanasi ishte bërë figura më e admiruar në profesionin e tij, por ai kishte nevojë për ide të reja.
Dhe ai i vodhi ato në Nju York:i ulur në klasat e kursit të ekonomisë në Universitetin e Kolumbias, i fiksuar pas fitores së dytë të Barak Obamës,dhe duke u shoqëruar me Udi Alen dhe shahistin Gerri Kasparov. Guardiola e “futbollizoi” gjithçka që mësoi, duke zbatuar njohuritë në fushën e tij.
Një natë, gjatë një darke mes tyre Kasparov i tha:“Në momentin që fitova titullin e dytë botëror në vitin 1986, e dija se kush do të më rrihte në fund”. “Kush?”- pyeti Guardiola. “Koha”- u përgjigj Kasparov. Dhe koha i shkatërron shumë shpejt gjërat,veçanërisht në futboll.
Trajnerët e plotfuqishëm, bien shpejt nga piedestali. “Futbolli është evolucion”- i tha Guardiola biografit Marti Perarnau. Vetëm ai vazhdon që të përditësojë veten. Këtë javë ai fitoi kampionatin anglez me Mançester Sitin, titullin e tij të nëntë në kampionat në 3 vende të ndryshme dhe brenda 12 sezonesh.
Më 29 maj, Siti do të ndeshet me Çelsin në finalen e Ligës së Kampionëve. Por si u bë dhe si mbeti Guardiola trajneri më i madh i futbollit?Djali i një muratori lindi 50 vjet më parë në Santpedor, një fshat aq shumë katalanas, sa që shumë vendas flisnin gjuhën e ndaluar rajonale gjatë gjithë diktaturës së gjeneralit Francisko Franko.
Kur ishte adoleshent në akademinë e të rinjve të Barcelonës,ai u zbulua nga trajneri i Barçës, Johan Krojf, shpikësi kryesor i futbollit që po luhet në shekullin XXI. Guardiola kishte një trup elegant, ishte i ngadaltë dhe nuk ishte shumë i aftë në driblime, por Krojf
e përshiu gjithsesi në ekipin e parë, pasi Guardiola ishte shumë i aftë në leximin e lojës. Lojtari më i ngadaltë në ekip, ishte ai që e lëvizte më shpejt topin në fushë.
“Unë nuk dija asgjë për futbollin derisa takova Krojfin”- tha më vonë Guardiola. Tek Barça, ai përvetësoi parimet e Krojfizmit:luaj me pasime diagonale me një prekje në gjysmën e fushës kundërshtare, mundohu të fitosh topin në çast sapo e ke humbur, krijo hapësirë ose zvogëloje atë dhe mos hiq dorë në asnjë rast nga idetë e tua.
Ai mësonte gjithçka, nga poezia katalanase tek taktikat e basketbollit. Në vitin 2008, pasi kishte stërvitur ekipin B të Barçës për një sezon, klubi befasoi botën e futbollin duke e emëruar rishtarin 37-vjeçar si trajnerin e ekipit të parë. Brenda 10 muajsh ai fitoi ligën dhe kupën e Spanjës, si dhe Ligën e Kampionëve.
“Ai moment ishte fundi i karrierës sime, kisha fituar gjithçka tashmë”- kujton ai me shaka.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...