PDK lëshon mbledhjen e Kryesisë

14:16 | 17 Maj 2021
V. S.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, njoftoi se kjo parti ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pasi siç thotë ai ka pasur ofendime nga shefja e Grupit Parlamentar (GP) të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

“Së bashku me nënkryetarin e Kuvendit lëshuam mbledhjen e Kryesisë për shkak të ofendimeve që vijnë nga zonja Kusari e cila përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje”.

“Zonja Kusari është e fundit që ka deficite të mëdha morale që deputetëve të opozitës me iu thënë se më shumë ngjasojnë më banda se me deputetë”, u shpreh ai.

“Paaftësia e tyre me ecë për zhvillim po i shtynë ata me i ndalë temat e partive opozitare”.

“Ritëm shumë i dobët dhe i ngathët po ndodhë në vendin tonë që tregon paaftësi të ministrit dhe kryeministrit”.

“Bojkoti nuk është praktikë e jona. Kësaj Qeverie mund t’i konvenojë kjo zhurmë e rrëmujë që mos me u kujtua pagesa e energjisë elektrike për qytetarët në veri”, u shpreh Tahiri./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme