Ministri Mbrojtjes Armend Mehaj, priti komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjeneral Majorin Ben Corell.
Në takim Mehaj e njoftoi, gjeneralin amerikan, mbi zhvillimet në Ministri të Mbrojtjes, për objektivat që ai ka parashtruar si ministër si për Ministrinë ashtu edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
I pari i Ministrisë së Mbrojtjes e vlerësoi lartë bashkëpunimin e ngushtë të deritashëm në mes të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe FSK-së, me theks të veçantë për misionin e parë paqeruajtës jashtë vendit të FSK-së përkrah Gardës Kombëtare të Iowa-s në Kuvajt.
Po ashtu më këtë rast ata biseduan edhe për agjendën e zhvillimit të ushtrimit “Defender Europe -21”, për rëndësinë e pjesëmarrjes së FSK-së si dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës si shtet.
I pari i Gardës së Iowa-s shprehu kënaqësinë që është në vizitë në Kosovë, duke vlerësuar lartë sukseset e FSK-së, sidomos ato aktivitet që janë zhvilluar në kuadër të programit të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s, duke shpreh gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen.
“Po ashtu edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në takim të ndarë komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s nga Shtet e Bashkuara të Amerikës, gjeneral Majorin Ben Corell. Të dy gjeneralët vlerësuan lartë shkallën e bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe GK të Ajovës, duke vlerësuar lartë mundësinë që ju ka dhënë FSK-së të jetë në mision paqeruajtës në Kuvajt, ushtrimet dhe trajnimet e përbashkëta të deri tashme. U vlerësua si shumë e rëndësishme për FSK-në pjesëmarrja në ushtrimin fushor “Defender Europe -21”, njofton Ministria e Mbrojtjes./arbresh.info/
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...