Kurti: S’kemi liberalizim vizash për shkak të imazhit jo të mirë

12:06 | 17 Maj 2021
M. A.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka bërë sot prezantimin e programit qeverisës para deputetëve.

Ai ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret sa i përket liberalizimit të vizave.

Sipas tij, kjo është për shkak imazhit jo të mirë të Kosovës që ndërlidhet me korrupsion dhe krim të organizuar.

“Liberalizimi përmendet dy herë: në njërën anë kemi plotësuar të gjitha kriteret dhe në anën tjetër nuk e kemi liberalizmin. Kjo vjen për shkak të imazhit tonë, që e cilësojnë vendin tonë si shtet me korrupsion dhe krim.

Ne duhet ta ndryshojmë imazhin e vendit tonë, në mënyrë që të avancojmë si shtet.

Kosova nuk duhet të plotësojë asnjë kriter më, ka bërë krejt çfarë është dashur.

Duhet ta pranojmë se imazhi i vendit tonë nuk është i mirë për shkak të qeverisjes së deritanishme”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme