Këshilli i Sigurimit të OKB-së u mblodh sot në seancën e tretë emergjente mbi izraelito-palestinez brenda një jave, por nuk arriti ndonjë sukses mbi një deklaratë të përbashkët dhe propozime që shpejt do të çonin në përfundimin e dhunës.
Paralelisht me seancën, 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit vazhduan të negociojnë një deklaratë të përbashkët që bën thirrje për t’i dhënë fund armiqësive dhe duke rikonfirmuar angazhimin për një zgjidhje për dy shtetet fqinje, Izraelin dhe Palestinën, bazuar në rezolutat e mëparshme të OKB-së, transmeton portal arbresh.info
Sidoqoftë, disa diplomatë të kontaktuar nga agjencia AFP thanë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të refuzojnë çdo deklaratë të përbashkët dhe një pozicion i tillë është i pakuptueshëm për shumë aleatë.
Në një javë, vetë Uashingtoni ka hedhur poshtë dy deklarata të propozuara nga tre anëtarë të Këshillit të Sigurimit: Kina, Norvegjia dhe Tunizia.
“Është pak e çuditshme kur mendojmë për pritjet që kemi pasur të gjithë që kur amerikanët u kthyen në diplomacinë shumëpalëshe”, tha një ambasador për AFP në kushte anonimiteti.
“Ne menduam se SHBA do të jap rëndësi Këshillit të Sigurimit në situata sikur kjo”, tha ai.
Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Linda Thomas-Greenfield në seancë bëri thirrje për “fundin e ciklit të dhunës” dhe argumentoi se SHBA “po punon pa pushim” për të ndaluar këtë konflikt dhe për të arritur “paqe të qëndrueshme”./arbresh.info/
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë