Zinedine Zidane i ka hedhur poshtë lajmet e mediave spanjolle se ua kishte bërë me dije lojtarëve të Real Madridit se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Në ditët e fundit, mediat në Spanjë raportuan se Zidane e kishte ndarë mendjen për t’u larguar nga Madridi në fund të këtij sezoni dhe se tashmë i kishte njoftuar edhe lojtarët e tij.
Por francezi e mohoi t’ua këtë thënë një gjë të tillë lojtarëve të vet, pas fitores së Madridit 1:0 kundër Athletic Bilbaos të dielën.
Zidane tha se nuk do t’ua thoshe kurrë lojtarëve të tij një gjë të tillë në një kohë kur skuadra lufton për titull.
Reali ngel dy pikë prapa Atletico Madridit në ditën e fundit të sezonit në La Liga.
“Si do t’iu them lojtarëve të mi se po largohem tani, kur ne po bëjmë gjithçka (në luftë për titull)?”, tha Zidane.
“Kur thoni gjëra nga jashtë, mund të thoni çfarë të doni. Por këtë nuk do t’ua them kurrë lojtarëve të mi. Shohim në fund të sezonit, por tani jam këtu dhe i përqendruar në ndeshjen e fundit të sezonit”, shtoi Zidane.
“Ju mund të flisni vazhdimisht për të ardhmen time, por gjëja më e rëndësishme është ndeshje e fundit që duhet ta luajmë”, nënvizoi ai.
Reali përballet me Villarreallin në ndeshjen e fundit në La Liga dhe shpreson në fitoren dhe në një dështim të Atleticos në anën tjetër, për ta fituar titullin. /Gazeta Express/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person