Gazment Bardhi ka propozuar datën 13 qershor për zgjedhjet për kryetar në PD dhe kryesia e ka miratuar atë. Ky është zhvillimi kryesor që ka prodhuar mbledhja e kryesisë së PD.
Këto janë propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm për kryesinë që më vonë i paraqitet për votim këshillit kombëtar.
Propozimet e Gazmend Bardhit:
1. Të analizojmë punën e secilit në një mbledhje të veçantë në kryesi dhe më pas në çdo QV.
Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm
2. I propozoj kryesisë fillimin e procesit zgjedhor për kryetar të PD. Secili prej anëtarëve të kryesisë që ka shpallur ambicien të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një gare të drejtë e të barabartë, kur demokratët të gjykojmë lidershipin aktual dhe
16-22 paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret
24 Maj – 11 qershor fushatë në të gjitha strukturat.
13 qershor – zgjedhjet sipas parimit një anëtar, një votë
Kryesia e PD ka propozuar edhe emrat për Komisionin që do të jetë përgjegjës për zgjedhjet për kryetarin e demokratëve.
Jemin Gjana kryetar
Albana Vokshi anëtar
Belind Kelliçi
Eno Bozdo
Mimoza Hasekiu
Albert Avduli
Gjoke Vuksani
Ervin Minarolli ndihmës
Lulzim Omuri ndihmës
Çfarë u diskutua në mbledhje?
Fatbardh Kadilli i cili tashmë ka shpallur hapur kandidaturën për kreun e PD, brenda mbledhjes ka mbajtur të njëjtin qëndrim, ashtu siç e bëri me dije dhe në nisje të saj për mediat për largimin e kreut të PD.
Burime për Top Channel bën me dije se ai i ka thënë Bashës se ai nuk është i pazëvendësueshëm, ndaj duhet të ‘hapë rrugë’.
Kadilli ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj Bashës duke i thënë se ai tashmë nuk mund të sjellë më asgjë të re, ndërsa i tha se ai është humbës i përsëritur prej defekteve personale.
Sipas Kadillit, Basha mbeti peng i lobimeve private dhe nuk pati asnjëherë një qasje solide dhe strategjike.
“Mos u fshih pas mbështetjes që kërkon lart e poshtë në Parti. Edhe Berisha kishte mbështetje absolute në parti, por kishte realizmin të ikte.”, i ka thënë ai.
Ndërkohë, Basha në mbledhjen e Kryesisë: Nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë!
Në një kohë që Bashës i kërkohet dorëheqja , ai tha “se nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë.”
Basha përsëriti deklaratën e tij të mëhershme se “25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit”.
Pjesë nga deklarata
Në këtë parti ka vend për të gjithë, ka vend për idetë e gjithsecilit mbi mënyrën se si duhet cuar përpara beteja me regjimin Rama-Doshi. Megjithatë, kam bindjen dhe ndjesinë e fortë se nuk mund të kemi vizione të ndryshme mbi 25 prillin. Sepse nëse zgjedhjet e 25 prillit janë një episod që do të mbulohet nga turpi në historinë e pluralizimit, nëse e kemi të qartë se 25 prilli ishte masakra më e madhe zgjedhore në historinë e pluralizimit, atëherë nuk mund të pranojmë që gishti duhet drejtuar në këtë sallë, përpara se ta drejtojmë te kundërshtari që kemi përballë.
Përndryshe nuk bëjmë gjë tjetër vecse i japim një dorë kalçifikimit të antivlerave të ndërtuara me poshtërsi nga ata që kemi përballë, sipas të cilës hajduti quhet i suksesshëm dhe vjedhja fitore.
E di që është e vështirë, e di sepse e provojë në lëkurën time përditë, këtë përmbysje djallëzore vlerash, pasi jam shënjestra e parë e kësaj fushate denigruese që mbahet në këmbë nga një makineri propagandistike e madhe. Por unë e mbaj peshën e këtyre sulmeve sepse besoj tek Shqipëria dhe sepse besoj që Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe jo kurre për nje hajdut tjeter me te madh, apo një ortak me te zote te bandave dhe mafias.
Kjo fushate e provoi se ne edhe propogandes se tyre mund ti bejme balle— ne mundemi ta shkaterrojmë atë: me zemer, me shprese!!!
Dhe këtë ne e bëmë—shqiptaret dolen me gezim ne zemer dhe votuan ndryshimin në 25 prill!!!
Ata dje e donin me gjithe shpirt ndryshimin!
ATA E DUAN NDRYSHIMIN EDHE ME SHUME SOT!!!
Ndaj te bashkuar ju ftoj ti prijme me gjithe forcen tone betejes per ndryshim per gjithe demokratet dhe gjithe shqiptaret.
Regjimi Rama-Doshi ka zgjedhur nje sistem qe i përmbys vlerat, që mjetet e të keqes i konsideron më të vlefshem se mjetet e të mirës. Që legjitimon përdorimin e krimit dhe që nuk lë shteg tjetër vecse futjen e vendit në një spirale vicioze, ku bandave i duhet përgjigjur me banda, vjedhjes me vjedhje, antivlerave me antivlera.
Por a është ky misioni ynë? A është kjo ajo që në duam për Partinë Demokratike? Ajo që ne duam për të ardhmen e këtij vendi?
Përgjigja ime është jo. Jo dhe prapë jo! Kjo nuk mund të jetë alternative jonë për Shqipërinë. Prandaj nuk do ndalemi asnje cast derisa të çmontojmë këtë regjim dhe vlerat që i ndajmë me shumicën dërrmuese të shqiptarëve të triumfojnë.
Jam I bindur në drejtësinë e betejës sonë. Viktimat e masakrës elektorale Rama-Doshi janë qytetarët shqiptarë
Unë jam i bindur në drejtësinë e betejës tonë. E di se si unë ndihet shumica dërrmuese e demokratëve, e ndjej zemërimin e tyre për masakrën zgjedhore të 25 prillit, e di që ata janë gati që këtë zemërim ta kthejnë në energjinë e nevojshme për ta luftuar betejën tonë deri në fitore.
Prandaj ju kërkoj të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. Të bashkuar në këtë moment përcaktues për të ardhmen e betejës tonë dhe për fatet e vendit dhe të përmirësojmë, bashkarisht, ato gjëra që sigurisht mund dhe duhet të përmirësojmë. /TCh/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...