Google ADS

Italia regjistron numrin më të ulët të viktimave nga COVID

19:25 | 16 Maj 2021
A. B.

Ulen ndjeshëm rastet e reja me koronavirus në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 5,753 qytetarë dhe kanë humbur jetën 93 persona.

Numri i viktimave në orët e fundit ka shënuar uljen më të ndjeshme që prej shtatë muajsh. Ndërkohë betejën me këtë virus e kanë fituar 9,603 persona në 24 orë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus në Itali ka shkuar në 4,159,122 persona mes të cilëve kanë humbur jetën 124,156 qytetarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme