Ka mbërritur pak më parë në Aeroportin e Rinasit, avioni me 267 ushtarë amerikanë, si pjesë e stërvitjes “Defender Europe 21”, e cila prej javësh po zhvillohet në Shqipëri dhe pjesëmarrëse janë një sërë shtete, anëtare të NATO-s.
E pranishme në mbërritjen e trupave ushtarake në Aeroportin e Rinasit, ka qenë Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
Kim ka theksuar ndër të tjera, se stërvitja sjell rritje ekonomike.
“Është e gëzueshme. Trupat e USA po vijnë në Shqipëri. Ky është ushtrimi më i madh amerikan në Ballkan. Është e rëndësishme, historike. Ky ushtrim sjell punësim dhe lëvizje në ekonomi.
SHBA kanë shpenzuar 35 milion dollarë, nga punësimi i shoferëve, kuzhinerëve etj. Është “big deal”. Mendoj që në fund të gjithë do të kenë përjetuar mikpritjen shqiptare. Faleminderit”, tha Yuri Kim.
Për të pritur këtë delegacion ushtarësh, në Aeroportin e Rinasit, i pranishëm ishte dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj. Ky i fundit, e cilësoi stërvitjen dhe të gjithë evenimentin në tërësi, si një ngjarje historike.
“Është një stërvitje historike një stërvitje që për herë të parë ndodh në Shqipëri sot pritëm 267 trupa amerikanë të cilët janë pjesë e kësaj stërvitje të madhe.
Është një stërvitje komplekse që përfshin në fushën ajrore, tokësore dhe detare. Sot pjesë e ekipit të forcës tokësore që do të bëhet në Bizë është edhe pjesa e ushtarëve që mbërritën sot që do të zhvillohet në Bizë. Është një ngjarje historike, jo vetëm për ushtrinë por edhe për vendin tone”, tha Begaj.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?