Gjilani – Prishtina, formacionet zyrtare

14:35 | 16 Maj 2021
Përparim Bublaku

Gjilani do të jetë nikoqir i Prishtinës në kuadër të xhiros së 35-të të Superligës së Kosovës.

Skuadra e Prishtinës do të udhëtojë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan për një duel të vështirë por që mund të jetë përcaktues për titullin kampion.

Kryeqytetasit kanë rastin që ta sigurojnë titullin kampion në rast të fitores ose një barazimi eventual, por duke e ditur se Gjilani do të hyjë në këtë takim për të dhuruar një sfidë të madhe për ta.

Në rast të humbjes, Prishtinës do t’i komplikoheshin gjërat në ndeshjen e fundit të cilën e luan kundër Ballkanit.

Ndërsa, Gjilani nuk ka ndonjë objektiv dhe luan pa presion.

Formacionet zyrtare të klubeve.

Gjilani: Koliqi ; Rapa, Çyrbja, Hila, Busiç, Hajdari, Dallku, Sorsa, Useini, Musolli, Progni.

Prishtina: Nika, Krasniqi, Dellvoa, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, Zyba, Kryeziu, Abazi, Krasniqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme