Papa Françesku ka dënuar dhunën “e papranueshme” midis Izraelit dhe palestinezëve, duke thënë se vdekjet, në veçanti të fëmijëve, ishin një “shenjë që ata nuk duan të ndërtojnë të ardhmen, por duan ta shkatërrojnë atë”.
Papa u lut për paqe, qetësi dhe ndihmë ndërkombëtare për të hapur një shteg dialogu gjatë bekimit të tij të dielën.
Papa u shpreh: “Pyes veten: kjo urrejtje dhe hakmarrje, çfarë do të sjellë? A mendojmë vërtet se mund të ndërtojmë paqe duke shkatërruar tjetrin? Në emër të Zotit, i cili krijoi të gjitha qeniet njerëzore të barabarta në të drejtat, detyrat dhe dinjitetin dhe janë thirrur të jetojnë si vëllezër, unë apeloj për qetësi dhe t’i jepet fund dhunës”.
Sulmet ajrore izraelite kanë goditur qytetin e Gazës për ditë me radhë ndërsa luftimet e ashpra kanë shpërthyer midis Izraelit dhe militantëve të territorit Hamas. Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se 10 gra dhe tetë fëmijë ishin midis 26 personave të vrarë në sulmet ajrore të së dielës, me 50 të tjerë të plagosur në sulm. (Koha)
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...