Gjendja e arsimit në Kosovë vazhdon të jetë e dobët.
E, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, ka publikuar një “Platformë për rimëkëmbjen e arsimit në Kosovë”.
Ish- ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami vlerëson se për suksesin e kësaj platforme duhet mbështetja politike, pasi që problemi në arsim është një problem kombëtarë.
Ai thotë se në arsimin para-fillorë me këtë platformë parashihet përfshirja, deri 50 % e gjithë fëmijëve në qendrat e edukimit parashkollorë.
“Kjo platformë e Akademisë së Shkencave synon të ndihmojë edhe Qeverinë e Kosovës, në sistemin arsimorë i cili parasheh marrjen e masave në të gjithë nivelin sidomos në sferën parashkollore. Du do të rritet gjithë përfshirja, përfshirja deri në 50 % e gjithë fëmijëve në qendrat e edukimit parashkollorë. Edukimi ka një rendësi të jashtëzakonshme. Për suksesin e kësaj platforme është mbështetja politike që duhet ti jepet sferës së arsimit sepse problemi në arsim është një problem kombëtarë nuk është një problem e një qeverie apo një kryeministri. Por është problem i gjithë kombit.”, tha ai.
Tutje thotë se, në arsimin fillorë parashihet që të testohen mësimdhënësit, në mënyre që të ketë rezultate të mira në arsim.
Dhe në arsimin e lartë parashihet orientimi i universiteteve, dhe kontroll më i madh ndaj kolegjeve private.
“Tek arsimi fillorë parashihet kryesisht matja e mësimdhënësve, pra mësimdhënësit janë një kategori e paguar mirë në republikën e Kosovës, prandaj ata kanë obligime për cilësinë e mësimit dhe ata duhet të pranojnë vlerësimin e vazhdueshëm të performances të testimeve të kohë pas kohe, në mënyre që ti kemi edhe rezultate të mira në arsim. Ndërsa në arsimin e lartë parashihet orientimi i universiteteve drejt programit të aplikuara, një kontroll më i madh ndaj kolegjeve private një pavarësi më e lartë e agjencisë së akreditimit, dhe një lidhje e ngushtë e universiteteve me ekonominë në mënyrë që të ketë një planifikim në tregun e punës”, tha ai.
Sipas tij, ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, do ta qojë përpara këtë platformë që të ketë sukses.
“Mendoj që kemi një ministre të mirë, me përvojë në arsim ka shërbyer edhe si drejtoresh e arsimit, dhe si ish-ministër kam pasur bashkëpunim të mirë dhe mendoj se ajo duhet ti qoj përpara reformat dhe të finalizoj stafin profesional të ministrisë në mënyrë që reformat të kenë sukses. Por vendimtare që të ketë një mbështetje politike ministrja e re nga terë qeveria dhe nga parlamenti dhe kjo çështje mos të trajtohet si një çështje e një partie politike por si çështje kombëtare, sepse gjendje nuk është e mirë por nuk është edhe e pa shpresë”, tha ai.
Bajrami mendon se tani është koha e vetëdijesimit që në vend të investimit në asfalt, të ndajmë një program për arsim.
“Akteret kryesor në radhë të parë janë Qeveria e Kosovës, Parlamenti i Kosovës , Ministria e Arsimit, Universitetet, shkollat, familjet, të gjithë këta duhet të krijojë një koalicion të përgjithshëm në mënyrë që të ketë ngritje të cilësisë në arsim. Kjo është urgjente, bile jemi shumë të vonuar dhe është koha e vetëdijesimit që në vend të investimit ne asfalt, të ndajmë një fond, një program për arsim të sakrifikojmë disa projekte të tjera dhe për 4 vite apo 8, vite sepse nuk mjafton një mandat për një ministër por dy mandate në mënyrë që fillojë ngritja e cilësisë në arsim”, tha Bajrami për arbresh.info
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci, thotë se, kjo platformë është një bazë e mirë.
Ajo shpreson që të ketë materiale të mjaftueshme që të shërbej në punën e tyre.
Sipas saj, kjo platformë përshtatet edhe me programin e Qeverisë.
“Kjo platformë për rimëkëmbjen e arsimit në Kosovë e punuar nga Akademia e Shkencave, do të jetë një bazë e mirë dhe tani ne kemi miratuar programin qeverisë. Por me aq sa pashë në këtë platformë një pjesë e rekomandimeve që janë dhanë, tani janë adresuar në programin tonë qeverisës. Por është një bazë e mirë që në draftimin e planit strategjik për arsimin për vitin 2022-2027, ta shqyrtojmë edhe ta shfrytëzojmë të dhënat dhe rekomandimet që janë në këtë platformë. Kjo platformë tani duhet të analizohet, dhe të na shërbejë në implementim besojë që përshtatet me programin qeverisës, sepse Qeveria Kurti tani e ka miratuar programin Qeverisës, dhe pjesë për arsimin planifikon aktivitetet me qëllime strategjike për të gjitha nivelet e arsimit. Uroj dhe shpresojë që të ketë materiale të mjaftueshme që të na shërbejnë në punën tone tutje”, tha Nagvaci për arbresh.info./arbresh.info/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...