India ka raportuar sërish rritje të numrit të rasteve ditore me COVID-19, për të tretën ditë radhazi.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në këtë shtet janë shënuar më shumë se 4,000 raste të vdekjes e 311,170 raste të reja pozitive me koronavirus.
Numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në Indi, ka arritur në 270,000 ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në mbi 2,000,000 sosh.
Vala e dytë masive e infektimeve në Indi ka nisur në muajin shkurt të këtij viti, duke shkaktuar probleme të mëdha në spitalet e stërmbushura me pacientë dhe mungesë të oksigjenit.
Mirëpo, në javët e fundit numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve ka pasur një rënie të lehtë duke rritur shpresat për përmirësim dhe stabilizim të gjendjes me pandeminë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...