Google ADS

Prishtinë, 2 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

09:50 | 16 Maj 2021
Arbresh.info

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orëshin e fundit në kryeqytet.

Ky fenomen, vazhdon të mbetet shqetësues në shoqërinë tonë, shkruan arbresh.info.

Në të dy rastet, viktimat kanë qenë të gjinisë femërore kurse ushtruesit e dhunës të gjinisë mashkullore, sipas Raportit të Policisë./arbresh.info/

Raporti:

“Prishtinë 15.05.2021 – 00:40. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

“Prishtinë 15.05.2021 – 19:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuar mashkull kosovar. Viktima nuk ka pranuar të marr tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme