Një 21-vjeçar nga Kosova është arrestuar pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente ID dhe leje drejtimi të falsifikuara.
Gjithashtu është arrestua një 53-vjeçar pasi në lagjen Nr.6, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “ Land Rover ” është përplasur me mjetin tip “Hondai”, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Durrës
Arrestohen në flagrancë dy shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.A., 21 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta (ID dhe leje drejtimi) të dyshuara të falsifikuara. Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi P.M., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr.6, duke drejtuar në gjëndje të dehur, mjetin tip “ Land Rover ” është përplasur me mjetin tip “Hondai” me drejtuese shtetasen G.H., ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./TCH/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...