Presidenti Joe Biden bëri thirrje telefonike si me Kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu ashtu edhe me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, të shtunën, mes sulmeve gjithnjë e më të dhunshme që kanë lënë të paktën 139 njerëz të vdekur në Gaza këtë javë, raporton “The Associated Press”.
Biden “riafirmoi mbështetjen e tij të fortë për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten” në thirrjen e tij të nivelit të lartë me Netanyahun. Por presidenti amerikan gjithashtu kërkoi “sigurinë e gazetarëve” pas një sulmi ajror izraelit në ndërtesën Jalaa që strehonte mediat “The Associated Press” dhe “Al Jazeera”.
Në një bisedë të veçantë me Abbas, Biden potencoi “angazhimin e tij të fortë” për të negociuar për një zgjidhje në mes të dy shteteve, midis palestinezëve dhe izraelitëve. Biden i theksoi Abas “nevojën që Hamasi të ndalojë gjuajtjen e raketave” dhe i kërkoi Netanyahut të “sigurojë mbrojtjen” e civilëve palestinezë, përcjell arbresh.info.
Disa orë para sulmit ajror të ndërtesës Jalaa, një sulm i veçantë i izraelitëve nga ajri, në një kamp refugjatësh të populluar vrau të paktën 10 palestinezë në goditjen më vdekjeprurëse të këtij konflikti aktual të përshkallëzuar.
Hamas ka hedhur qindra raketa në Izrael këtë javë.
Të paktën 139 njerëz janë vrarë në Gaza dhe tetë në Izrael gjatë pesë ditëve të fundit.
Biden përsëriti mbështetjen e Amerikës për një zgjidhje mes dy shteteve ndërsa sulmet vdekjeprurëse vazhdojnë përditë qysh të shtunën në Bregun Perëndimor dhe Gaza./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...