Parashikimi i motit për sot

07:03 | 16 Maj 2021
Arbresh.info

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë.

Si pasojë e ndryshimit të presionit atmosferik ka mundësi që vende-vende, kryesisht rrëzë maleve të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme