Policia e Kosovës me njësitet e saja po vazhdon angazhimet në terren bashkë me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës(AUV), në përpjekje për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Përmes një komunikate në faqen zyrtare në Facebook, Policia e Kosovës, ka njoftuar se po vazhdojnë aktivitetet e tyre në tërë territorin e Kosovës, bashkë me inspektoratin AUV në zbatim te masave anti-COVID, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.
“Përmes respektimit të masave, mbajtjes së higjienës, mbajtjes së distancës fizike dhe bartjes së maskës, ndikojmë së bashku në parandalim të përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...