Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 367 janë lënduar si rezultat i një stuhie të fortë ere që ka prekur rajonet qendrore dhe lindore të Kinës.
Autoritetet bënë me dije se në orën 19:00 me kohën lokale dje, një tornado ndodhi në Shengzee të provincës Jiangsu dhe në 20:40 në Wuhan, kryeqytetin e provincës Hubei.
Në Wuhan, gjashtë njerëz humbën jetën dhe 218 u lënduan për shkak të tornados, e cila arriti një shpejtësi prej 86 kilometrash në orë.
Stuhia ka rrënuar 27 shtëpi në Wuhan, kurse 130 të tjera pësuan dëme të mëdha.
Po ashtu, mbi 26 mijë shtëpi në qytet kanë mbetur pa energji elektrike pas dëmtimit të rrjetit të furnizimit.
Ndërkaq, në Shengze, tornadoja ka shkaktuar katër të vdekur dhe 149 të lënduar.
Në qytet u dëmtuan një numër i madh fabrikash dhe ka pasur ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike.
Ekipet e emergjencës në të dy rajonet kanë filluar aktivitetet e pastrimit të rrënojave dhe rrugëve, si dhe ato të ofrimit të ndihmës së parë./arbresh.info/
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...