Kombëtarja e Suedisë ka njoftuar se sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic nuk do të luajë në Kampionatin Evropian që nis më 11 qershor.
Ibrahimovic pësoi një lëndim në fitoren 3:0 të Milanit ndaj Juventusit në kuadër të Serie A.
E megjithëse lëndimi fillimisht nuk u duk aq serioz, pas ekzaminimeve mjekësore, stafi i kombëtares suedeze ka vendosur mos ta inkuadrojë në ekip për Kampionatin Evropian.
Pas pensionimit vite më parë, Ibrahimovic u rikthye në Kombëtaren e Suedisë në ndeshjet e marsit, ku luajti edhe në ndeshjen ndaj Kosovës./EO/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...