Ministria e Shëndetësisë njofton rreth vaksinimit kundër COVID-19

15:38 | 15 Maj 2021
L G

Ministria e Shëndetësisë njofton opinionin se Vaksinimi kundër COVID-19 është duke vijuar në nivel vendi sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19, ndërsa janë duke u vaksinuar qytetarët e moshës mbi 65 vjeçare.

“Vaksinimi në sallën “1 tetori” në Prishtinë është duke u bërë sipas termineve të caktuara për personat e kësaj grup-moshe që kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova, ndërsa në komuna, sipas listave në dispozicion të krijuara nga ana e tyre dhe përmes platformës e-kosova”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme