Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se e mbështesin fuqishëm ngritjen e një padie nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid.
Në një konferencë për medie, të mbajtur nga Departamenti për Rend, Ligj dhe Siguri në LDK, Shkëmb Manaj, u përgjigj pyetjes së Ekonomia Online në lidhje me padinë ndaj Serbisë, duke thënë se për këtë proces duhet të përfshihet të gjithë mekanizmat profesional.
“E mbështesim fuqishëm ngritjen e një padie ndaj Serbisë për gjenocid, por vlerësojmë që në këtë proces të gjitha institucionet e vendet, ekspertët ndërkombëtarë e vendor të angazhohen që kemi fakte të paraqesim që është kryer gjenocid në Kosovë”, u shpreh ai.
Ndërsa, zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi tha se për këtë çështje do të mbajnë konferencë të veçantë.
“Së shpejti do ta organizojmë konferencën për politiken e Jashtme dhe do të tregojmë kriteret tona, sepse padyshim që kemi një qëndrim”, u shpreh ajo./arbresh.info/
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...