Gjesti i mirë nga një qytetare në Ferizaj, dorëzon në polici portofolin e gjetur

10:59 | 15 Maj 2021
S D

Një qytetare e Ferizajt me inicialet A.K 21 vjeçe, punëtore në restaurantin ‘’Burger King ‘’ tek qendra ‘’ The Village – Shoping & Fun ‘’ në Ferizaj, ka gjetur në këtë restaurant një portofol me para dhe dokumente të humbura. Portofoli i përkiste një (M/SH/K), B.S 23 vjeç, transmeton arbresh.info.

Ajo menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë dhe dokumentet, ( 179.53 euro, 50 denar MKD, 5 lira TR, , letërnjoftimi i RKS-së , patentë shoferi, indexi universitar dhe kartela e bankës).

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren A.K, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë ./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme