Numri i rasteve në Gjermani është në rënie të vazhdueshme dhe gjithnjë e më shumë persona po vaksinohen kundër COVID-19 dhe, nëse kjo tendencë vazhdon, do të ketë më shumë mundësi udhëtimi në muajt e ardhshëm, edhe për ata që nuk janë vaksinuar ende, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.
“Ne mund të shpresojmë që jeta të kthehet në normalitet nëse numri i rasteve vazhdon të bjerë dhe fushata e vaksinimit përparon”, vuri në dukje Maas në një intervistë të botuar në gazetën “Funke”, raporton ATSh.
“Kjo nuk do të thotë që të gjitha kufizimet do të hiqen në javët e ardhshme, por unë mendoj se ne do të jetojmë sërish në kushte normale gjatë verës dhe këtu përfshihen edhe pushimet e verës”.
“Qëllimi është të bëjmë të mundur udhëtimin”, theksoi ai.
Maas hodhi poshtë akuzat për krijimin e një shoqërie me dy nivele, e ndarë në të vaksinuar dhe jo të vaksinuar, duke sqaruar se “nuk po flasim për krijimin e të drejtave të veçanta për të vaksinuarit, por për heqjen e kufizimeve mbi të drejtat themelore, kur këto kufizime nuk janë më të justifikuara”./arbresh.info/
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...