Facebook aktivizoi për herë të dytë në më pak se një javë Kontrollin e Sigurisë pas shpërthimit me bombë në Nigeri.
“Ne e kemi aktivizuar Kontrollin e Sigurisë menjëherë pas shpërthimit në Nigeri” – u shpreh drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg në një postim të tij në Facebook.
“Një humbje jete kudo qoftë është një tragjedi në mbarë botën dhe ne jemi të përkushtuar të bëjmë atë që kemi mundësi për t’i ndihmuar këta njerëz në këto situata.”
Si pasojë e shpërthimit të mbrëmshëm në Nigeri humbën jetën 31 persona dhe u lënduar 72 të tjerë. Facebook kishte marrë kritika të shumta pasi aktivizoi Kontrollin e Sigurisë vetëm pas sulmeve terroriste në Paris pa marrë parasysh se të tilla kishte edhe në Bejrut dhe Bagdad./arbresh.info
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...