Google ADS

Seanca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve caktohet më 19 maj

08:30 | 15 Maj 2021
S D

Seanca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, është caktuar të mbahet javën e ardhshme më 19 maj.

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara bëhet e ditur se seanca do të mbahet në ora 11:00.

Në njoftim bëhet e ditur se për të përcjellur seancën nga mediat e interesuara duhet të bëhet regjistrimi deri më 17 maj, në ora 17:00.

“Për të përcjellur seancën nga galeria për publikun ose qendra për median duhet të regjistroheni paraprakisht. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik në [email protected](link sends e-mail) në të cilin do të shënoni emrin dhe mbiemrin, statusin, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të hënën, më 17 maj në ora 17:00. Seanca mund të ndiqet edhe përmes internetit, me një vonesë, dhe në këtë rast nuk nevojitet regjistrimi”.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, po akuzohen për krime lufte./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme