Sëmundja e kancerit aktualisht është një problem mjaft i madh global.
E, në katër mujorin e parë të këtij viti në Kosovë janë shënuar 440 raste të reja me kancer. Prej tyre janë infektuar me COVID-19, 160 pacientë.
Por, pacientet e sëmur më kancer për shkak të kimioterapisë që përdorin, e tejkalojnë më lehtë virusin COVID-19.
Kështu tha për arbresh.info, Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.
“Në këtë 4 mujorin e parë të këtij viti janë shënuar 440 raste te reja me kancer në Klinikën e Onkologjisë. Ndërsa në vitin 2020 kemi pasur 1350 raste me kancer.
Kemi pasur paciente edhe me COVID-19, në këtë vit kanë qenë të prekur rreth 160 persona, por personat që marrin kimioterapi të kancerit e kalojnë më lehtë virusin COVID-19, pasi që mundësia e dëmtimit të mushkërive është më e vogël”, tha ai.
Sipas tij, femrat janë të prekura më shumë me kancerin e gjirit, dhe meshkujt me kancerin e mushkërive.
“Zakonisht të femrat dominon kanceri i gjirit, kurse te meshkujt dominon kanceri i mushkërive. Dhe menjëherë pas këtyre dy problematike te dy gjinitë janë kanceri në zorrën e trashë dhe i organeve gjenitale të cilët janë problematike te femrat”, tha ai.
Kurtishi shtoi se, në fillim të qershorit pritet të përdoret aparatura e re e radio-terapisë, e që pritet ta lehtësoj punën në Klinikën e Onkologjisë.
“Tani jemi në finalizim të instalimit të aparaturës së re të radio-terapisë, të cilën do të fillojmë ta përdorim në fillim të muajit qershor, e që do të na ndihmojë shumë”, tha Kurteshi.
Më tej, drejtori i Onkologjisë bën të ditur se deri më tani nuk ka pasur raste të cilat kanë qenë duke u trajtuar në klinikë, e që të njëjtit kanë humbur jetën si shkak i infektimit me COVID-19./A.Zeka/arbresh.info/
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë