Për shkak të djegies së kabllos së energjisë elektrike te ura e lumit Drenica, stacionit i pompave “Kroni” në Fushë Kosovë ka mbetur pa energji elektrike.
Ky është bërë shkaktar për ndërprerje të furnizimit me ujë për konsumatorët që furnizohen nga objekti prodhues “Kroni” në Fushë Kosovë.
KRU “Prishtina” ka njoftuar se dëmi ka ardhur nga njerëzit të cilët kanë hedhur dhe djegur mbeturina te ajo urë.
“Nga hedhja dhe pastaj djegja e mbeturinave te ura e lumit Drenica është djegë kablloja e energjisë elektrike 10 kV (kilo volt). Stacioni i pompave KRONI/ Kuzmin në Fushë Kosovë është pa energji elektrike. Ekipet tona po dalin në terren, por rregullimi i saj do të zgjatë më shumë. Konsumatorët që furnizohen nga objekti prodhues KRONI në Fushë Kosovë, do mbesin pa furnizim me ujë deri në riparimin e kabllos elektrike. Këto gjëra po ndodhin nga pakujdesia e faktorit njeri”, thuhet në njoftim.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...