Kryetari LSDM-së Zoran Zaev, të dielën personalisht do të propozojë emrin e zëvendësit të tij të ardhshëm në radhët subjektit që drejton. Këtë herë zëvendëskryetare e LSDM-së nuk do të jetë Radmilla Shekerinska e cila kohë më parë njoftoi se do t’u lejë mundësi kuadrove të reja. Kush është i preferuari i Zaevit për të qenë numri dy i partisë nuk dihet akoma. Propozimi i tij do të votohet nga delegatët në Kongresin e të dielës, të 26-in me radhë të partisë, që do të jetë dixhital. Nga LSDM-ja janë shprehur “pro” kuadrove të reja.
“Është mirë të ketë kuadro të reja, apo jo? Sigurisht do të zgjidhen më të mirët. Pavarësisht a do të ketë të rinj ose do të vendosen në lojë edhe disa kuadro të vjetra, e rëndësishme është që do të kemi zëvendës që do ta propozojë kryetari dhe do ta zgjedhin delegatët”, deklaroi Stefan Vasev, LSDM.
Në Kongres të dielën do të zgjidhet edhe Kryesia qendrore me 120 anëtarë. Kryesia qendrore në mbledhjen e parë të radhës do të zgjedhë Kryesinë ekzekutive dhe katër nënkryetarët e partisë. Nuk dihet cili nga nënkryetarët aktual, Milla Carovska, Kosta Petrov, Oliver Spasovski dhe Muhamet Zekiri, kanë gjasa të rizgjidhen.
Disa nga organet lokale të LSDM-së, kohë më parë ngritën zërin me pakënaqësi dhe njoftuan lista të pavarura të kandidatëve për këshilltarë komunash në zgjedhjet e ardhshme lokale. Nëse ndryshimet e ardhshme brenda partisë në pushtet mund të rezultojnë në ndryshime eventuale kadrovike edhe në Qeveri, nga LSDM-ja nuk e mohojnë por thonë se është herët të flitet për këtë.
“Akoma është herët të flasim për këtë. Për momentin jemi të fokusuar në anëtarët e kryesisë qendrore dhe monitoruese, më vonë edhe në zgjedhjen e nënkryetarëve të cilët do t’i zgjedhë kryesia qendrore dhe kryesia ekzekutive që do të zgjidhet më vonë”, tha Stefan Vasev, LSDM.
Në mars, Zaev u rizgjodh kryetar i LSDM-së në zgjedhjet e para të drejtpërdrejta brendapartiake në garën në të cilën ishte kandidati i vetëm./Alsat/
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave