Google ADS

Emrat e anëtarëve të KQZ-së që emëroi presidentja Osmani

16:09 | 14 Maj 2021
arbresh.info

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka emëruar anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Këtë e ka bërë të ditur për arbresh.info Bekim Kupina, këshilltar për medie i presidentes Osmani.

Anëtarët e emëruar janë:

Sami Kurteshi (LVV)

Alim Rama (LVV)

Arianit Elshani (PDK)

Florian Dushi (LDK)

Ibrahim Selmonaj (AAK)

Gordana Laban Zuvić (LS)

Rifat Krasniç (KDTP)

Fazli Stollaj (IRDK)

Ligji për Zgjedhjet e përgjithshme përcakton që mandati i anëtarëve të rinj duhet të fillojë më së voni 60 ditë pas certifikimit të rezultateve, që në rastin aktual i bie më së largu deri më 12 maj.

Por, sipas Eugen Cakollit, nga Instituti Demokratik i Kosovës, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, përbërja politike e KQZ-së do të duhet të ishte si vijon:

LVV – 2 anëtarë;

PDK – 2 anëtarë;

LDK – 1 anëtar;

AAK – 1 anëtar;

1 anëtar nga komuniteti Serb (LS);

1 anëtar nga komuniteti Boshnjak (VAKAT);

1 anëtar nga komuniteti Turk (KDTP);

1 anëtar nga komuniteti Egjiptian (IRDK)./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme