Shteti norvegjez i ka dhuruar një donacion prej 100 respiratorëve Qendrës së Mjekësisë në Forcën e Sigurisë së Kosovës në vlerë prej 1 milion euro.
Ky donacion përfshin edhe trajnimin e stafit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ministri i FSK-së, Armend Mehaj, thotë se më këtë donacion është zgjeruar fushëveprimi i qendrës.
“Me këtë donacion zgjerohet fushëveprimi në Qendrën Mjekësorë të FS-së që të jetë në shërbim të ushtarëve e popullit. Ky donacion përfshin edhe trajnimin e personelit të FSK-së. I tërë donacioni është mbi 1 milion euro”, tha Meha.
E ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, tha se ky donacion po ofrohet në një periudhë të vështirë ku po përballemi më pandeminë.
“Në kohë të vështirë të pandemisë kemi nderin tu ofrojmë këtë donacion. Do të vazhdojmë me këtë dhe të ofrojmë trajnime për stafin e FSK në këtë drejtim. Do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe në të ardhmen”, deklaroi Grondahl./arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...