Antonela e quan Sarën, “merimangë që i ka helmuar djemtë e studios”, Atdheu e përdori atë

12:53 | 14 Maj 2021
S D

Protagonistët e “Për’puthen”, nuk ka se si të mos komentohen dita ditës nëpër rrjete sociale e kunjat mes tyre tashmë janë bërë të përditshëm, shkruan arbresh.info.

Kunjat mes Antoneles dhe Sarës filluan qysh në emision.

Kjo pasi që Antonela ishte ajo që kërkoi me ngul kthimin e Atdheut në emision e ky i fundit doli qift nga këtu me Sarën, shumë herë këto dy të fundit janë parë shpesh në shoqërin e njëra tjetrës.

Antonela në takimin me Qimin e quan Sarën “Merimanga që ka helmuar djemtë në studio”, e që sipas saj viktima në lidhjen e tyre është Sara.

“Sara është viktima, besoj që nuk e ka kuptuar se në çfarë bote është futur në këto momente, pavarësisht këtyre ky është një program sigurisht që kam respekt për çdo njeri, dhe duket qartë që Atdheu është duke e përdorur, e përdori sa me dal qift nga programi”, ka thënë ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme