Reagon Vetëvendosje pas tollovisë për vaksinat: MSH-ja publikoi dje orarin

12:08 | 14 Maj 2021
A Z

Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas tollovisë së krijuar sot tek qendra e vaksinimit “1 Tetori”.

Sipas VV-së, Ministria e Shëndetësisë dje e ka bërë publik orarin e vaksinimit kundër COVID-19 për personat mbi 65 vjeç.

Postimi i plotë i VV-së:

Dje, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e vaksinimit kundër Covid-19, për personat e moshës mbi 65 vjeç, për datat 14, 15, 16 Maj. Qytetarët e komunës së Prishtinës si qendër të vaksinimit e kanë Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, kurse qytetarët e komunave të tjera si qendër të vaksinimit i kanë QKMF-të e komunave përkatëse./arbresh.info/

Të ngjashme