Lotët e pandalshëm në homazhet për Ismet Bogujevcin

11:45 | 14 Maj 2021
arbresh.info

Lotët janë të pandalshëm për familjarë, farefis, shoqëri e qytetarë që po bëjnë homazhe në nderim të doajenit të muzikës shqipe, Ismet Bogujevci.

Ceremonia zyrtare e homazheve po mbahet në Teatrin Kombëtar nga delegacionet shtetërore dhe komuniteti artistik.

Bogujevci ndërroi jetë një ditë më parë.

U mblodhën të gjithë e ata që po kujdesen të nderojnë figurën e tij për të fundit herë janë ansambli “Shota”.

Para kortezhit më trupin e tij ata u kujdesen që ashtu siç i ka hije të parakalojnë me veshje kombëtare përgjatë sheshit “Nënë Tereza”.

Ismet Bogujevci prej dekadash ka qenë pjesë e Ansamblit Kombëtar “Shota”. Ai ka interpretuar një mori këngësh të famshme, si dhe ka pasur shumë bashkëpunime. Ndër to mund të përmendim: “Një lulishte”, “Kënga e Jemenit”, “Sillma erën e malit”, etj.

Ministria e Kulturës e pati nderuar Ismet Bogujevcin, solistin e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” me titullin “Doajen i Ansamblit”, për kontributin e tij dhënë në fushën e artit dhe të kulturës kosovare ndër vite.

Doajeni i muzikës do të varroset sot në ora 16:00 në varrezat e Dragodanit në Prishtinë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme