Haradinaj kujton masakrën e Qyshkut në 22 vjetorin

10:21 | 14 Maj 2021
V. S.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën e Qyshkut.

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka shkruar se masakrat ndaj civilëve të pafajshëm e të pambrojtur, janë tregues i çmimit të lartë për liri dhe shtet, raporton arbresh.info

Postimi i plotë:

Qyshku, Pavlani, Zahaqi dhe Llabjani janë adresë e lirisë. Masakrat ndaj civilëve të pafajshëm e të pambrojtur, janë tregues i çmimit të lartë për liri dhe shtet.

Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të ekzekutuar barbarisht nga shteti serb, në tentim të spastrimit etnik, e shumë varre janë ende të zbrazëta.

Drejtësia për këto krime duhet të vendoset sa më parë, nderimi për të rënët mbetet obligim i yni e vepra e tyre, udhërrëfyes në punën tonë të përditshme.

Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!/arbresh.info/

May be an image of 1 person dhe ambiente të jashtme

May be an image of ambiente të jashtme, monument dhe tekst

May be an image of një ose më shumë njerëz, monument dhe ambiente të jashtme

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme