Befason studimi: Kjo është gjëja më e rëndësishme për një marrëdhënie të suksesshme

09:59 | 14 Maj 2021
Trina Galanxhi

Gjatë një studimi që zgjati më shumë se 30 vjet dhe përfshiu më shumë se 15,000 njerëz, Jeffrey Hall i Universitetit të Kansas arriti në një përfundim të habitshëm.

“Njerëzit mendojnë se partnerët e tyre duhet të kenë sens humori. Në thelb, është një term i gjërë. Nëse ata mendojnë se me humor mund të tejkalojnë secilën sfidë, atëherë edhe marrëdhënia e tyre do të mbijetojë. Humori në këtë rast lidhet me kënaqësinë e marrëdhënies që mund të zhvillojnë çiftet së bashku”, tha Hall, transmeton portali arbresh.info

Ai theksoi se aftësia për të bërë partnerin të buzëqeshë ndërton siguri në një marrëdhënie.

“E qeshura së bashku është sigurisht një tregues i rëndësishëm i tërheqjes midis çifteve,” theksoi studiuesi.

Ai gjithashtu tha që hulumtimet tregojnë se nëse e merrni seriozisht provokimin me qëllim të mirë të partnerit tuaj, kjo mund të ketë një efekt të keq në marrëdhënie./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme