Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar për tollovitë e krijuara tek salla “1 Tetori”, ku po vazhdon vaksinimi për COVID-19.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook shkruan se, është për keqardhje të shohësh prindërit e gjyshërit tanë në këtë gjendje, të dëshpëruar për një vaksinë e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë.
Ky është postimi i plotë i tij:
Është për keqardhje të shohësh prindërit e gjyshërit tanë në këtë gjendje. Të dëshpëruar për një vaksinë e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë, tani të shtyhen me njëri-tjetrin sepse Qeveria nuk ka ditur të organizoj një proces të thejshtë vaksinimi. Kështu, më shumë ekziston rreziku që ata të infektohen me Covid, sesa mundësia që të vaksinohen. Kjo është pasqyra e një qeverisje pa plan e program. Pa dije e përvojë për të ndihmuar qytetarët e saj. E dhimbshme. Shumë e dhimbshme./arbresh.info/
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?