Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka folur për ngjarje te rënda kriminale që tronditën vendin, përfshirë dy ekzekutimet në Vlorë dhe Elbasan.
Çani tha se situata do të përkeqësohet.
“Parashikimi im është se ky është vetëm fillimi. Situata do të bëhet edhe më rëndë akoma. Europa ka nevojë gjithmonë për disa nevojtore. Shqipëria është një nevojtore. A do komentin tim?
Unë deri tani këtë kam konstatuar. Kaq intensitet të madh krimi dhe vrasjes siç bëhen këtu, unë nuk shoh. Bëhet lajm në Greqi kur bëhet vrasje për drogë. Këtu, ju bën më përshtypje kur vritet dikush për drogë?”,
Gazetari gjithashtu foli për faktin se tashmë publikut shqiptar, ka filluar të mos u bëjnë më përshtypje ngjarjet kriminale që ndodhin.
“Sa herë dëgjoj nga Klodi apo gazetarë të tjerë, nuk e di sepse, nuk arrij dot të bëj dallime midis emrave, më duken të gjithë njësoj. Më beso, nuk po tallem. Si ka mundësi që më duken njësoj të gjithë? Po të hapësh mediat, të dëgjosh morinë e emrave që përdoren, në një moment të caktuar, arrin një moment që nuk kupton dot më, se ky ndryshon njëri nga tjetri“, tha Çani.
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg