Lojtarët dhe stafi i Interit kanë dëgjuar ofertën e presidentit Steven Zhang, por kanë vendosur t’i refuzojnë pagat për dy muaj që t’i ndihmojnë klubit.
Drejtuesit e Interit shpresuan që më trofeun e Scudettos t’i bindin lojtarët të pranojnë zbritjen e pagës për edicionin 2021/22, transmeton lajmi.net.
Kjo nënkuptonte të hiqnin dorë nga pagat për dy muaj, edhe pse drejtori Beppe Marotta ishte i qartë se nuk ishte e domosdoshme.
Sipas La Repubblica, këtë mesditë nuk është arritur marrëveshja me asnjë lojtarë ose pjesë të stafit që të pranojnë zbritjen e pagës.
Drejtuesit Suning shpresuan që lojtarët, drejtorët dhe stafi t’i ndihmonin klubit nga ana ekonomike, ngase kanë shpenzuar shumë para në rinovim.
Inter do e apelojë sërish këtë vendim, por në rast që nuk pranohet, atëherë lojtarët që paguhen me së shumti do shiten gjatë verës.
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës