Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka thënë se do të bëjë përpjekje për ta bindur sulmuesit e Juventusit të kthehet në Sporting CP në Portugali.
Sportingu e siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve duke e fituar titullin e kampionit në Primerialiga për herë të parë pas 19 vjetëve dhe Aveiro, e ëma e Ronaldos, është zotuar se do të bëjë gjithçka për ta bindur të birin të kthehet në atdhe.
Ronaldo e nisi karrierën profesionale në Sporting, para se të kalonte në Manchester United në verën e vitit 2003.Por e ardhmja e tij në Torino është e pasigurt tani, sepse Juventusi s’e ka të sigurt kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Sportingu do të jetë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2021/22 dhe e ëma e tij iu tha tifozëve se do të tentojë ta joshë kampionin evropian të kthehet në Primeiraliga.“Do të përpiqen ta bind atë të kthehet vitin e ardhshëm në stadiumin Alvalade dhe ta veshë fanellën me ngjyrat e Sporting”, tha Aveiro për TVI 24./GE/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...