Google ADS

Pandemia ndryshon traditën e faljes të namazit të Fitër-Bajramit

05:30 | 13 Maj 2021
arbresh.info

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) me rastin e festës së Fitër Bajramit ka marrë vendim që namazi i sabahut në këtë ditë, më 13 maj, të falet nëpër shtëpi, ndërsa organizimi i faljes së Fitër Bajramit të bëhet nëpër xhami dhe hapësirat përreth saj, por jo në sheshe apo ambiente të ngjashme publike.

Këtë vendim, sipas njoftimit zyrtar nga BIK, është marrë “duke marrë parasysh gjendjen pandemike në të cilën gjendemi, si dhe në kuadër të marrjes së masave preventive për mos-përshkallëzim të mëtutjeshëm të situates”.

“Falja e namazit të Fitër-Bajramit do të bëhet në orën 05:53 min. Xhamitë do të hapen 10 minuta para faljes së namazit të Fitër-Bajramit. Gjatë kësaj kohe do të merren tekbire, do të lexohen pjesë nga Kur’ani dhe do të këndohen ilahi dhe salavate. Ligjërata (hutbeja) e Fitër-Bajramit nuk duhet ta tejkalojë limitin kohor prej 10 minutash”, thuhet në vendimin e BIK-ut./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme