Jeni në depresion? Ndoshta duhet të ndryshoni punën

01:09 | 13 Maj 2021
Trina Galanxhi

Kërkimet nga Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit Mendor kanë treguar se rreth 6.7 përqind e amerikanëve, ose më shumë se 20 milion prej tyre, përballen me depresion çdo vit.

Problemi i produktivitetit të reduktuar të punëtorëve dhe kompanive amerikane kushton rreth 80 milion dollarë në vit, transmeton portali arbresh.info

Një sondazh i vitit 2014 zbuloi se njerëzit që punojnë në transportin publik, sektorin e ndërtimit dhe shërbimet publike janë më të prirur ndaj depresionit, por është e vështirë të përcaktohet nëse një punë i bën njerëzit në depresion apo njerëzit të prirur për depresion të zgjedhin ato punë.

Studimi, i udhëhequr nga Laëson Ëoolin i Universitetit të Cincinnati, bazohet në të dhënat e sigurimeve shëndetësore nga 214,000 njerëz nga Pensilvania perëndimore të punësuar në 55 sektorë të ndryshëm.

Autori i studimit deklaroi se profesionet në të cilat ka ndërveprim të shpeshtë me publikun ose klientët, një nivel i lartë i stresit dhe aktivitet i ulët fizik kanë shkallën më të lartë të prirjes për depresion.

Përveç punonjësve në transportin publik dhe sektorit të ndërtimit, punonjësit në industrinë e prodhimit, avokatët, ndërmjetësit, si dhe ata që merren me cilësinë e mjedisit dhe strehimit, shtypjen dhe botimin, janë gjithashtu të prirur për depresion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme