Detaje të reja janë mësuar lidhur me ekzekutimin e Everest Çakës, mbrëmjen e djeshme në zonën e Fushë Mbretit.
Burime nga grupi hetimor për Balkanweb bëjnë me dije se autorët e vrasjes kanë pasur në disa kryqëzime informatorë për sigurimin e informacioneve të sakta të lëvizjeve të objektivit të tyre.
Për të siguruar kështu se nuk do të ndërronte itinerarin duke u dështuar atentatin dhe çuar deri në fund detyrën që kishin marrë përsipër. Por nuk mbaron këtu.
Mesa duket kësaj here kemi të bëjmë me një grup të mirëorganizuar dhe profesionistë që kanë vendosur të “luajnë” me Policinë. Kjo pasi mësohet se automjeti i gjendur i djegur në një fshat të Kavajës, pak minuta pas vrasjes, nuk është ai në të cilin ndodheshin autorët e krimit. Por një “diversion” i krijuar nga autorët për të fituar më shumë kohë në mënyrë që të largohen nga vendi i ngjarjes.
Një tjetër detaj është se pak para vrasjes në zonë ka qarkulluar një motor me katër rrota, prodhim i fundit, mbi të cilin ndodheshin dy të rinj me trup muskuloz që mbanin skafandra. Pamja e tyre dhe mjeti i veçantë ka tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës.
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...