Tottenham e ka shtuar në listë trajnerin e Lazios, Simeone Inzaghi për ta zëvendësuar Jose Mourinhon si trajneri i ardhshëm.
Spurs shkarkuan Mourinhon pas 17 muajve në stol, pas një edicioni zhgënjyes, transmeton lajmi.net.
Julian Nagelsmann ishte prioritet, por pasi ky i fundit u bë trajner i Bayernit, gjërat ndryshuan, transmeton lajmi.net.
Sipas Corriere dello Sport, Inzaghi është ndër trajnerët që po konsiderohet të marrë stolin e klubit londinez.
Inzaghi ka impresionuar gjatë pesë viteve te Lazio, por ka spekulime se nuk është i lumtur dhe dëshiron largimin.
Ish sulmuesi është i hapur të provojë aventurën në Premierligë, por ende Tottenham nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare.
Izraeli nis hetimet pasi ushtarët e tij u filmuan duke hedhu...
Maqedonci krenar dhe i emocionuar me betimin e 20 kadetëve t...
Prishtina merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit
Raya zbulon sekretin për dy pritjet magjike natën e mbrëmshm...
Dogana arreston dy të dyshuar, për shmangie nga detyrimet do...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën