Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë gjatë ditës së sotme në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Policia bën të ditur se personi i plagosur është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa një person tjetër është identifikuar si i dyshuar nga policia dhe i njëjti është në kërkim.
“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/
Rohde: Gjermania qëndron dhe do të vazhdojë të qëndrojë përk...
Analistët: Shqipëria përparim drejt BE-së – Kosova larg
Gërvalla: Kosova po flet vetë në CEFTA
Bedri Hamza: Kosovës i duhet një qasje e re për të përmirësu...
Shtetet që do të përcaktojnë fituesin e garës për Shtëpinë e...
Uragani i fuqishëm i kategorisë 4 i afrohet Floridës